Hapësire reklamuese

Aktualitet

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK, prokurorja e Tiranës sot para KPA

Shkruar nga Newsbomb
Antoneta Sevdar

Prokurorja Antoneta Sevdari, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka dalë sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, pas ankimimit të Komisionerit Publik për  vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Antoneta Sevdari u konfirmua në detyrë nga KPK-ja në 18 korrik të 2018 por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin. Sipas Komisionerit Publik hetimi i KPK-së për Sevdarin nuk ishte i plotë.

Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Në përfundim të seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pritet vendimi për anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevdari.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu