Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Komisioneri për zgjerimin e BE-së mesazh të qartë nga Shkupi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të fillojnë negociatat

spot_img

Lajme të ngjashëm

4c72efd53f77e54fb66295d821dec607

Komisioneri për zgjerimin e BE-së Oliver Varhejn gjatë vizitës në Shkup, ka dhënë një mesazh të qartë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Nuk ka ndryshim nga qëndrimi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE”, ka theksuar komisioneri Varhejn. Më tej, gjatë fjalës së tij Varhejn ka thënë se për dy vendet duhet të ketë një vendim pozitiv nga Këshilli Europian para Samitit të Zagrebit.

“Duhet patjetër të punojmë edhe më tepër për të vlerësuar se Maqedonia Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim. Nuk ka ndryshim nga ky qëndrim dhe mbetemi të përkushtuar. Duhet patjetër t’i fillojmë negociatat me këto dy vende. Para Samitit të Zagrebit patjetër duhet të kemi vendim pozitiv nga Këshilli Evropian. Qasja e re e BE-së duhet patjetër të jetë më objektive, më dinamike, pak me më shumë bazë politike dhe më i sigurt”, ka thënë Oliver Varhejn, komisiner për zgjerim i BE-së.

Më shumë

spot_img