Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi së shpejti viziton Tiranën, Soreca zbulon datën kur vijnë vaksinat e dhuruara nga BE

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca ka njoftuar se komisioneri i BE për Zgjerimin Europian, Oliver Varhelyi do të vizitojë Tiranën të mërkurën, më datën 5 maj.

Përmes një postimi në Twitter, zyrtari i lartë i BE shkruan se pritet që të vijë edhe donacioni parë i vaksinave të financuara nga BE.

“Komisioneri OliverVarhelyi do të jetë në Tiranë të Mërkurën e ardhshme. Donacioni parë i vaksinave të financuara nga BE mbërrin në Shqipëri. Ky konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të BE për të ofruar mbështetje, siç ka bërë që nga shpërthimi i pandemisë”, shkruan Soreca në Twitter.

Ndërsa, më herët Varhelyi ka shkruar në Twitter se javën e ardhshme do të vizitojë në ballkanin Perëndimor, teksa shton se do të mbërrijnë edhe vaksinat e para, të dhuruara nga Bashkimi Europian.

“Do të udhëtoj në Ballkanin Perëndimor javën tjetër, ndërkohë që vaksinat e para të që janë donacion i BE do të mbërrijnë në rajon. 615 000 të Pfizer dhe BioNTech. Dosa e vaksinave do të shpërndahet nga maji në gusht për të fuqizuar fushatën e faksinimit. Ne kujdesemi!”, shkruan Varhelyi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img