Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Komisioneri mbyll votimin në Kavajë 3 orë para përfundimit: Kam 5 orë po rri kot aty! Njerëzit kanë ikur në Itali

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri i një qendre votimi në Kavajë e ka mbyllur procesin e votimit 3 orë para afatit përfundimtar.

I pyetur nga mediat se pse e kishte bërë këtë veprim, ai u shpreh se kishte 5 orë që po rrinte kot, pasi askush nuk kishte shkuar për të votuar. Ai tha se të gjithë banorët e zonës janë në Itali, ndërsa shtoi se ai e di sa banorë ka lagja ndaj vendosi që ta mbyllë qendrën e votimit.

“Janë në Itali. Nuk ka njeri. 100 shtëpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri kot aty. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar.

E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991. Unë jam kryetari, ta thashë përgjigjen, stop tani”, u shpreh komisioneri.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img