Tirana
broken clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
9 °
E martë, 31 Janar, 2023

Komisioneri për të Dhënat Personale paralajmëron ata që kanë listën e pagave: Fshijeni! Nuk është lojë, do të dënoheni nga ligji

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri i të Dhënave Personale ka reaguar pas skandalit me të dhënat e databaze të rrogave të 637.138 qytetarëve shqiptarë.

Komisioni paralamëron të gjithë qytetarët që të fshijnë listën e pagave, pasi kjo nuk është një lojë dhe se është shkelje ligji e mund të dënohen për përpunim të paligjshëm të të dhënave personale të shtetasve.

“Zyra e Komisionerit ka nisur punën për sigurimin e kësaj baze të dhënash dhe për identifikimin e shkeljeve të mundshme, në mënyrë që të ushtrojë detyrimin ligjor dhe kryerjen e veprimeve të domosdoshme për një hetim administrativ kryesisht (me iniciativën e saj) për këtë çështje.

Si edhe në raste të tjera të ngjashme, Zyra e Komisionerit vlerëson se ushtrimi i lirisë së shprehjes dhe të shtypit, kur në objekt të saj ka të dhëna personale, para së gjithash, duhet realizuar duke mbajtur parasysh faktin se “interesi i lartë publik”, dallon nga “interesi për publikun”.

Në këtë kontekst, Zyra e Komisionerit i bën thirrje të gjithë individëve apo subjekteve publike/private që disponojnë këtë bazë të dhënash personale, të mos e transmetojnë, qarkullojnë apo publikojnë duke rënduar situatën në kuadër të pasojave që mund të vijnë në lidhje me të drejtën për respektimin e jetës private.

Çdo veprim që mund të duket si një “lojë”, në përfundim do të rezultonte si shkelje e ligjit, pasi kemi të bëjmë me një përpunim të paligjshëm të të dhënave personale të shtetasve.

Qarkullimi online apo dhe publikimi në media i të dhënave të qytetarëve rezulton se është një veprim i kundërligjshëm, i papërgjegjshëm dhe i bëhet thirrje organeve mediatike dhe publikut të mos bëhen përhapës të paligjshëm të të dhënave personale” – thuhet në njoftim.

Më shumë


spot_img








spot_img