Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, akuzohet për korrupsion (Detajet)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazeta franceze “Liberation” ka ngritur akuza të rënda kundër Komisionerit austriak të BE-së, Johannes Hahn.

Thuhet se ai i ka lejuar lobistët që ta ftojnë në udhëtime gjuetie dhe ushqime të shtrenjta, pa e bërë publike.

Këto akuza menjëherë janë hedhur posht nga Hahn. Sipas mediave të huaja ai mori pjesë në një festë gjuetie në dhjetor të 2015, festë e cila ishte e paguar nga Lobi Belg i pronarëve të Tokave (ELO).

Një zëdhënës i Hahn tha, sipas gazetës se mbrëmjes ORF dhe “Standard”, ftesa e komisionerit të BE-së ishte private. Ai merrte pjesë në shoqërinë e partnerit të tij në atë kohë, i cili kishte leje gjuetie, prandaj nuk ishte e nevojshme që kjo të futej në regjistrin e transparencës.

Më tej thuhet se në qershor të 2021 Hahn është takuar tre herë për darkë me përfaqësues austriakë. Dhe për këtë takim zyra e Hahn e ka pasur një sqarim duke thënë se ishte “pjesë e shkëmbimit të rregullt që Komisioneri ka me përfaqësues të institucioneve, organiztave, që kanë të bëjnë me aktivitetet kundër interesave të tij”.

Në këtë mbledhje sipas atyre morën pjesë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera. Si në rastin e kaluar dhe kësaj here regjistrimi në regjistrin e transparencës nuk ishte i nevojshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img