Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Komisioneri Hahn optimist: KE do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb
Johannes Hahn

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn ka folur sërish për çeljen e negociatave me Shqipërinë për të përditshmën gjermane ”Handelsblatt”.

Hahn u shpreh optimist, teksa deklaroi se Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë në fund të muajit maj.

Komisioneri tha se rekomandimi do të bëhet në bazë të kritereve të vendosura nga BE, pasi pretendon se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë meritur hapjen e negociatave.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për popujt e Europës Juglindore, por edhe për interesat tona. Ose eksportojmë stabilitet ose importojmë destabilitet. Vendet ballkanike janë fqinjët tanë dhe nuk mund të rrimë indiferentë për situatën e tyre politike dhe ekonomike”, tha Hahn.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese