Hapësire reklamuese

Aktualitet

Komisioneri Hahn: Koha që Ballkani të bëhet pjesë e BE-së

Shkruar nga Newsbomb
Komisioneri per Zgjerim i Johanes Hahn

Në shënimin e 15-vjetorit të Zgjerimit të BE-së, Komisionari i BE-së për Zgjerim, Johanes Hahn sot ka thënë se ka ardhur koha për finalizimin e këtij projekti.

Sipas Hahn, ky projekt përmbyllet me integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.

Komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn theksoi se ribashkimi i kontinentit europian, është vizioni i përbashkët i të gjithëve.

‘Sot festojmë 15 vjet zgjerim të BE-së, një projekt ambicioz i bazuar në përpjekjet e përbashkëta dhe të vizionit të përbashkët: për ribashkimin e kontinentit evropian dhe për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e BE-së. Ky vizion u bë i vërtet dhe tani është koha të shohim përpara dhe të finalizojmë projektin historik të unifikimit evropian duke integruar Ballkanin Perëndimor. Jam i sigurt se – me përpjekje të përbashkëta – kjo do të jetë një histori suksesi për të dyja palët’, ka thënë Han në një postim në Twitter.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu