Tirana
scattered clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.1kmh
40 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Komisioneri Hahn: I kam propozuar Thaçit dhe Vuçiçit një zgjidhje për vazhdimin e dialogut

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri për Zgjerim i BE, Johanes Hahn, ka deklaruar se ka ofruar zgjidhje për çështjen e tregtisë mes Beogradit dhe Prishtinës dhe se tani po pret përgjigjen nga Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç. 

 Komisioneri Hahn ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit, ka biseduar me presidentët Thaçi dhe Vuçiç dhe se në detaje i ka njoftuar me propozimin e tij.

Propozova që të bashkërendohen të gjitha çështjet përkatëse tregtare që kanë të bëjnë me Serbinë dhe Kosovën. Unë jam i gatshëm që ta drejtoj këtë bisedë dhe kjo do të ishte bazë për të supozuar që është i mundur vazhdimi i dialogut i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini “, tha Hahn.

Komisionari Hahn ka thënë gjithashtu se Thaçi dhe Vuçiç e kuptuan propozimin e tij dhe ditëve në vazhdim pret përgjigjen e tyre pozitive.

Komisioneri shtoi që: “Dialogu i Serbisë dhe Kosovës mund të vazhdojë deri në fund të vitit“.

Serbia nuk po e vazhdon dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën derisa autoritetet në Prishtinë të shfuqizojnë vendimin për tarifën 100 përqind për mallrat serbe.

Nga ana tjetër qeveria e Kosovës nuk po e shfuqizon masën pasi po kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i kanë kërkuar disa herë autoriteteve në Prishtinë, shfuqizimin e tarifës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, por qeveria e Haradinajt deri më tani nuk ka pranuar. 

 

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img