Procesi i votimit është ndërprerë në qendrën e votimi në fshatin Gjormë të qytetit të Vlorës. Shkak për këtë është bërë një debat midis komisionerëve.
Sipas raportimeve komisionerët e Partisë Demokratike kanë debatuar me komisionerët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjë e cila ka bllokuar votimin për banorët e paraqitur në qendrën e votimit.
Dhe në Divjakë është ndërprerë votimi në një qendër. Kanë qenë po komisionetrët e PD-së që kanë ndaluar procesin. Sipas tyre, jashtë qendrës së votimit ka shumë militantë të cilët mund të influencojnë qëndrimin e qytetarëve.
Komisionerët lajmërojnë që nuk do të hapin procesin deri në largimin e militantëve nga hyrja e qendrës së votimit.