Hapësire reklamuese

Politikë

Komisionerët "braktisin" PD e Lulzim Bashës, KQZ dërgon anëtarët e saj rezervë në qendrat e votimit në Vorë

Shkruar nga Newsbomb
Komisionerët "braktisin" PD e Lulzim Bashës, KQZ dërgon

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka deklaruar sot më 6 mars se në qendrat e votimnit në Vorë janë dërguar anëtarë rezervë të institucionit që ai drejton, pasi në nisje të procesit të votimit nuk ka pasutr anëtarë të mjaftueshëm. KZAZ e Vorës nuk pranoi propozimet e PD sepse këta persona nuk ishin banorë të zonës siç e kërkon Kodi Zgjedhor.

"Mungojnë një pjesë e anëtarëve të PD që duhet të ishin propozuar nga PD, pasi KZAZ ka vendosur se meqenëse nuk janë banorë të Vorës, të mos lejohen. Por mbetet e rëndësishme të theksohet se procesi në Vorë është duke vazhduar në përputhje me parashikimet e Kodit, pasi janë katër anëtarë që përbëjnë kuorumin, minimumin e nevojshëm", tha Celibashi për mediat.

Ai bëri me dije se KAS ka vendosur që anëtarët që mungonin të plotësoheshin nga KQZ.

Për herë të parë, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha nuk ka komisionerët e saj në zgjedhje. Nuk mund të thuhet qartë nëse anëtarët kanë braktisur PD e Bashës, apo selia blu nuk ka proceduar në kohë me propozimet për komisionerë.

Mediat pranë ish-kryeministrit Sali Berisha shkruajnë se ky është një mesazh se demorkatët duan ndryshimin e lidershipit të opozitës, dhe për herë të parë PD është katandisur në atë gjendje saqë komisionerët nuk pranojnë ta përfaqësojnë këtë forcë politike në KZAZ.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka deklaruar sot nga Vora se PS dhe LSI ishin bërë bashkë dhe nuk zbatonin vendimin e KQZ për emërimin e kryetarëve nga ana e PD. "Ndërkohë që flasim në qendrat e votimit janë emëruar 22 sekretarët të cilët i përkasin PD dhe akoma nuk ka një vendim për kryetarët të cilët i përkasin po PD në 22 qendrat e tjera. Të gjithë përfaqësuesit e PD janë nëpër komisione si vëzhgues por nuk janë duke kryer rolin e tyre si kryetar”, tha Tabaku.

Për këtë situatë, PD ka njoftuar pak më parë se po përgatit kallëzim penal. “Pas shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor, vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimeve dhe sanksioneve, Partia Demokratike po përgatit kallëzimin penal për 4 anëtarët e PS dhe anëtarin e LSI në KZAZ e Vorës për shpërdorim detyre, duke minuar procesin zgjedhor në këtë bashki.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.