Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Komenti i Damian Gjiknurit për Komisionet Hetimore: Teatër politik, t’u heqësh kamerat deputetëve dalin dhe pinë cigare në korridor

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, thotë se Komisionet Hetimore në Kuvend janë “një teatër i madh politik”. Numri dy i PS u shpreh se hetimet bëhen nga drejtësia dhe jo nga politika, ndaj nuk beson në punën e tyre.

“Këto komisionet hetimore janë një teatër i madh politik, të gjitha palët i japin një rol vetes aty dhe janë gjërat më të dështuara që kanë qenë aty. Edhe ne kur kemi qenë në opozitë, por edhe këta që janë sot, është teatër që të marrin mikrofonin dhe të flasin.

Po tu heqësh kamerat dalin dhe pinë cigare në korridor aty dhe ja mbaroi hetimi. Hetimet bëhen nga drejtësia dhe nuk bëhen nga politika. Këto janë teatro kot”, tha ai në emisionin “Drejt” të Luan Ramës.

Gjithashtu, Gjiknuri shprehu gatishmërinë e Partisë Socialiste për të diskutuar me opozitën për Kodin Zgjedhor, reformën territoriale dhe vettingun e politikanëve.

“Ne nuk jemi të ngurtë sa i takon dialogut dhe jemi të gatshëm që të ulemi në tryezë.  Demokracia është një kompromis duke hequr dorë nga disa gjëra. Ngrehina kushtetuese e Vettingut është e dakordësuar. Nuk është një çështje politike. Reforma territoriale është një dëshirë politike dhe një kompromis i tillë. Hajde që të ulemi dhe ta diskutojmë.

Kodin Zgjedhor dhe ligjin zgjedhor hajt ta diskutojmë. Vettingun e politikanëve hajde ta diskutojmë. Vettingun i politikanëve ka ligjin për deklarimin për kontrollin e pasurisë, dekriminalizimi, apo pastrimin e parave. Politikani në vendin tonë votohet dhe është i qarkullueshëm, ndryshe nga gjyqtarët”, shtoi ai.

Artikulli paraprakParashikimi, mësoni si do të jetë moti sot
Artikulli tjetërFjala
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img