Hapësire reklamuese

Showbiz

Komentet fytese për “LGBTQ” bënë xhiron e rrjetit, Dua Lipa i “përvishet” reperit: Jam e shokuar, të bëhemi bashkë që të luftojmë injorancën

Shkruar nga Newsbomb

Pas kërkesës së tij ku ftoi të gjithë publikun që të ngrinin lart celularët me dritë, përveç atyre që ishin të infektuar me HIV dhe burrave homoseksualë, reperi i famshëm DaBaby po “kryqëzohet” nga kritikët në rrjet.

Gjatë koncertit të tij në “Rolling Loud” në Miami, reperi u shpreh se të gjithë të infektuarit me HIV do të vdesin për 2 ose 3 javë. Mirëpo, këto deklarata të tijat të njëpasnjëshme si duket nuk i kanë pëlqyer aspak këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dua është shprehur e tronditur nga këto deklarata të kolegut të saj dhe se nuk mund ta njohë si personin me të cilin ajo ka bashkëpunuar më herët.

 “Jam e surprizuar dhe e shokuar nga komentet e DaBaby. Nuk e njoh si personin me të cilin kam punuar. E di që fansat e mi e dinë se cilat janë qëndrimet e mia dhe se e mbështes 100% komunitetin LGBTQ. Duhet të bëhemi bashkë për të luftuar paragjykimet dhe injorancën për HIV/AIDS”,shkruan ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll