Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Komedianët rus imitonin politikanët, Zaev mendonte se po bisedonte me Stoltenberg dhe Poroshenkon (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka rënë pre e dy imituesve dhe komedianëve rus, Vlladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolljarov.

albsig

Ai gjatë bisedave telefonike ka menduar se po fliste me sekretarin e Pergjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe me ish presidentin e Ukrainës Petro Porroshenkon, kur në fakt ka folur me dyshen e komedianëve rus të cilët imitonin këto dy personalitete.

Dy komedianët rus, të njohur edhe si Leksus dhe Vovan, kanë publikuar ditën e djeshme një video ku përmblidhnin tre biseda telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Mësohet se dyshja e komedianëve rus kanë arritur të manipulojnë edhe presidentit francez Emanuel Macron dhe ish ministrin e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Në bisedën telefonike me Macron njëri prej komedianëve ka imituar presidentin e ri të sapozgjedhur ukrainas, Vladimir Zelenskin, ndërsa në telefonatën me Boris Johnson kanë imituar kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashijanin.

Edhe pse ky lajm është shpërndarë në të gjitha mediat dhe video e bisedave telefonike me kryeministrin Zaev është publikuar nga dy komedianët rus, qeveria e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka patur asnjë reagim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img