Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Kombinimi i vaksinave të ndryshme të Covid-19, OBSH thotë “fjalën e fundit”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ekspertja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Soumya Swaminathan, ka këshilluar qytetarët në të gjithë botën që të mos i përziejnë vaksinat kundër Covid-19 nga prodhues të ndryshëm, duke theksuar se një vendim të tillë mund ta marrin vetëm zyrtarët e shëndetësisë, e jo qytetarët.

“Është një trend paksa i rrezikshëm. Do të jetë një situatë kaotike në vende, nëse qytetarët fillojnë të vendosin se kur dhe kush do të marrë dozën e dytë, tretën dhe të katërtën”, tha ajo.

Swaminathan e ka cilësuar përzierjen e vaksinave si një zonë “pa të dhëna”, por më pas ka shpjeguar këtë deklaratë të saj.

“Persona të caktuar nuk mund të marrin vetë vendimet, atë mund ta bëjnë agjencitë e shëndetit publik duke u bazuar në të dhënat që i dispojojnë. Imunizimi dhe siguria duhet të vlerësohen”, shtoi ajo.

Kujtojmë se më herët një grup i ekspertëve të OBSH-së ka thënë se vaksina e Pfizer do të mund të përdorej si doza e dytë nëse në treg do të vihej re për mungesë të vaksinës AstraZeneca me të cilën kishte marrë dozën e parë.

Aktualisht janë duke u kryer teste klinike në Universitetin e Oksfordit, që do të trajtojnë përzierjen e vaksinave të AstraZenecas dhe Pfizer, si dhe të Moderna dhe Novavax.

Më shumë

spot_img
spot_img