Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kombëtarja Shqiptare “Albanian Eagle”garon në kampionatin Botëror të Rafting, shkëlqen në 3 disiplina dhe renditet në 16-shen më të fortë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafting “Albanian Eagle” garoi në Kampionatin Botëror të Rafting 2021 i cili u zhvillua në Francë L’Argentière-La Bessée nga data 28 Qershor deri në 3 Korrik.

Delegacioni që garoi në kategorinë e meshkujve ishte i përbërë nga kapiten Ali Spathara, Behar Zeqo, Franci Korane, dhe Geri Spathara.

Atletë nga 29 vende të botës ishin në Alpet Franceze ku garuan ne tre disiplina: Downriver (zbritje në lumë), Slalom (zbritje me pengesa) dhe H2H (kokë më kokë)

Kombëtarja jonë”Albanian Eagle” shkëlqeu në të treja disiplinat duke u renditur në 16-shen më të fortë

Kampionati Botëror i Rafting është një mundësi e shkëlqyer promovimi  për Shqipërinë si një destinacion fantastic për rafting dhe sportet ujore. Pjesëmarja në evente të tilla botërore trgon se sport i Rafting në Shqipëri është me standarte Europiane. Gjithashtu kampionati Botëror i Rafting është një mundësi e mire takimi për guidat e rafting nga e gjithë bota dhe nuk ka të bëjë vetëm me medaljet por edhe me  ndarjen e momenteve, krijimin e kujtimeve dhe zbulimin e pikëpamjeve të reja të cilat na bëjnë të gjithëve të rritemi -shprehet Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara.

Ishte një përvojë e shkëlqyeshme dhe e dobishme për delegacionin nga Shqipëria. Të udhëtosh dhe të takosh njerëz të rinj nga vendet e tjera është një mundësi për të vazhduar dhe përmirësuar zhvillimin e disiplinës” shtoi Andrea Gatti. drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Rafting

Z. Zamo Spathara president i Federatës Shqiptare të Rafting shumë i lumtur për cilësinë e guidave thotë se sporti dhe natyra janë shumë të rëndësishme “Sapo të prekni lumin nuk do të keni më frikë nga stuhia në qytet. Rafting është sport, turizëm dhe aventurë. Na bashkon dhe na bën më të fortë ”I ftoj të rinjtë të bëjnë sa më shumë aktivitete në natyrë.

Kjo është hera e tretë që Federata Shqiptare e Rafting mer pjesë në  Kampionatin Botëror të Rafting pas përfaqësimit në 2012 mbajtur në Republikën Çeke dhe në 2018 në Itali.

Foto gjate kampionatit:

https://www.dropbox.com/sh/izmla8juplpadbv/AACAVtVG1IcCUhaL0p8CyXsCa?dl=0

Andrea Gatti, drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Rafting, shpjegoi përvojën e tij me skuadrën e Federatës Shqiptare të Rafting: “Ajo po rritet, falë bashkëpunimit midis klubeve të ndryshme dhe projektit të trajnimit që federata  po udhëheq”
15 udhëzues të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë (Përmet, Elbasan, Dibër, Skrapar, Berat) janë formuar gjatë muajve të fundit nga Presidenti i Federatës Kombëtare të Shqipërisë Zamo Spathara në bashkëpunim me Andrea Gatti, drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Rafting dhe trainieret Daniele Corsi dhe Fabio Corsi nga Italia, duke ndarë përvojat e tyre të lumenjve në anën tjetër të detit Adriatik.

CV-FEDERATA SHQIPTARE E RAFTING

Federata Shqiptare e Rafting (FShR)  është rezultat i punës së 19 viteve të zhvillimit të turizmit rural në zonën Skrapar-Përmet nëpërmjet rafting.

FSHR është anëtare e Albanian Travel Trade Association dhe ka përfaqësuar Ballkanin në Kongresin Botëror të turizmit Aventurë në Alaskë, Shtator 2016 dhe është prezantuar si projekti më inovativ në Ballkan dhe me vlerë për t’u shpërndarë në konferencën rajonale të Europës Juglindorë AdventureNext_Balkans.

FSHR ka fituar Green Apple Award, Gold prize, në vitin 2015 në Skoci mes 500 projekteve nga e gjithë bota si ideja më innovative dhe projekti që jep zgjidhje ideale mjedisore. Plan i Biznesit u realizua në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë të “Dunira Strategy” dhe u mbështet nga projekti Risi Albania i Ambasadës së Zvicrës.

FSHR ka siguruar që në vitin e parë të themelimit një marrëveshje investimi me Fondin Shqiptar të Zhvillimitt për rindërtimin e qelizës së parë të qëndrës sportive Albanian Adventure Resort me vlerë ALL 43.098.072 pa TVSH.

FSHR ka zhvilluar planin e menaxhimit të qelizës së parë të qendrës me eksperizë të PUM Netherlands Senior Project, eksperit të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm z. Jan Peek.

FSHR ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Worcester Polytechnic Institute, Universitet ne Massachusetts për të kryer një punim universitar në lidhje me aktivitet turistike për t’u zhvilluar pranë kanione të Osumit.

Federata Shqiptare e Rafting e cila është anëtar në Federatën Ndërkombëtare të Rafting dhe Kampion i “Vepro Tani” shpallur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Korrik 2014 :

Ka sjellë aktivitetin ekonomik turistik për herë të parë në zonën e Skraparit & Përmetit

Ka angazhuar dhe edukuar të rinj të zonës si guida turistike

Ka krijuar një zinxhir të shtuar vlerash tek bizneset lokale

Ka nxitur angazhimin e banorëve të zonës për përfshirjen në ofertën turistike të vendit. 

Përfaqësues dhe advokues i Kanioneve të Skraparit përmes promovimit dhe mbrojtjes së vazhdueshme të pasurisë natyrore

Pjesëmarrje në evente ndërkombtare për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë

Rol drejtues në rregullimin e Legjislacionit në lidhje me aktivitetin e rafting dhe turizmin e aventurës sipas standardeve.

Ka sjelle 5000 vizitorë për rafting dhe rreth 15000 vizitorë në Skrapar & Përmet vetëm vitin e kaluar

Ka trajnuar 50 persona dhe punëson rreth 30 persona çdo sezon

Gjatë 4 viteve të fundit pranë kanioneve të Skraparit kanë nisur aktivitetin 3 restorante, nje hotel dhe disa pika shitje të produkteve vendase

FSHR ka denoncuar mbi 5 raste abuzimi me natyrën e kanioneve, ka zhvilluar çdo vit fushatën e Ditës së Tokës për mbrojtjen e mjedisit dhe riciklimin, ka zhvilluar fushatën Dita Ndërkombetare e Veprimit për Lumenjtë, konferenca seminare dhe trajnime për punonjes të sektorit publik dhe nxënës e studentë.

Pjesëmarrje në evente ndërkombëtare për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë.

Më shumë

spot_img
spot_img