Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Kombet e Bashkuara thirrje izraelit dhe palestinëzëve: Ndaloni urgjentisht dhunën, hedhja e raketave është e papranueshme

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur se dhuna midis Izraelit dhe palestinezëve duhet të ndalojë menjëherë. Ai e quajti të papranueshme hedhjen e raketave dhe mortajave që po marrin jetë njerëzish.

“Forcat izraelite të sigurisë duhet të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe të kalibrojnë përdorimin e forcës. Hedhja e raketave dhe mortajave drejt zonave të populluara të Izarelit është e papranueshme. Kombet e Bashkuara po punojnë me të gjitha palët përkatëse për të qetësuar urgjentisht situatën”, ka thënë Guterres.

Afro 30 njerëz raportohet të jenë vrarë në dhunën midis Izraelit dhe militantëve islamikë të Hamasit, që është intensifikuar mbrëmjen e kaluar. Në mesin e viktimave thuhet të jenë së paku dhjetë fëmijë.

Militantët e Gazës hodhën qindra raketa drejt Izraelit, duke vrarë dy civilë izraelitë dhe duke plagosur 10 të tjerë. Hamasi tha se po vepron për të mbrojtur xhaminë Al-Aqsa të Jerusalemit nga “agresioni” i Izraelit.

“Qysh dje, ushtria ka kryer qindra sulme kundër Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Gaza… dhe ne do ta intensifikojmë më tej fuqinë e sulmeve tona”, u shpreh kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu në një video të lëshuar nga zyra e tij. Ai shtoi se Hamasi “do të goditet në mënyra që nuk i pret”.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img