Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Komandanti i ushtrisë iu vra në Hostomel, lideri i Çeçenisë i bën thirrje Rusisë të sulmojë në të gjitha drejtimet

Shkruar nga Newsbomb
Komandanti i ushtrisë iu vra në Hostomel, lideri i

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi pro-Kremlinit i rajonit rus të Çeçenisë, i bëri thirrje ushtrisë ruse që të zgjerojë ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë.

“Ka ardhur koha për të marrë një vendim konkret dhe për të filluar një operacion në shkallë të gjerë në të gjitha drejtimet dhe territoret e Ukrainës”, tha Kadyrov në një deklaratë në llogarinë e tij Telegram. "Unë vetë kam zhvilluar vazhdimisht taktika dhe strategji kundër terroristëve, kam marrë pjesë në beteja. Sipas mendimit tim, taktikat e zgjedhura në Ukrainë janë shumë të ngadalta. Ajo zgjat një kohë të gjatë dhe, sipas mendimit tim, nuk është efektive”, shtoi ai.

Kadyrov është akuzuar nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe të pavarur për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në territorin e tij dhe më gjerë. Ai drejton forca të konsiderueshme paraushtarake që megjithëse formalisht janë pjesë e strukturave ruse të sigurisë kanë besnikëri personale ndaj tij.

Ditën e djeshme gjatë luftimeve në aeroporitn e Hostomelit ushtria ukrainase  Magomed Tushayevin, një nga komandantët kryesorë të çeçenëve dhe nga njerëzit më të besuar të KAdyrov.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll