Forca Kombëtare e Misionit Kibernetik të SHBA, pjesë e Ushtrisë amerikane, ndodhet në Shqipëri dhe ka kryer operacionin e parë mbrojtës. Bëhet fjalë për një ekip operatorësh kibernetikë që kanë zhvilluar një operacion “gjuetie” për të forcuar mbrojtjen kibernetike të vendit tonë.
Operacionet e “gjuetisë” Hunt Forward janë misione mbrojtëse që u lejojnë vendeve të kuptojnë më mirë kërcënimet e përbashkëta dhe të rrisin sigurinë e rrjeteve kritike nga të cilat varen SHBA, aleatët dhe partnerët.