Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Kolonel Hilë Lushaku: Tani që hoqën Ardi Veliun, sqetullashët me lesh të palarë po flasin, servilët dolën në dritë…(E PLOTË NË BRENDËSI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolonel Hilë Lushakut nuk I kanë pëlqyer postimet e shkruara poshtë e përpjetë për ish-drejtorin e policisë Ardi Veliu, për të cilin, ai thotë se ka qenë një polic model, tej makinacioneve politike, dhe një njeri me kualifikimin e duhur për të mbajtur atë detyrë.

E ndërkohë siç thotë Lushaku, ndërsa kanë plasur komentet për gabimet gjuhësore të dorëheqjes, tregon në fund një detaj…”tani që Ardi Veliun e larguan”, duke hapur një shteg të ri debati, nëse Veliu dha vërtet dorëheqjen, apo e kanë detyruar të japë dorëheqjen.

Hilë Lushaku, flet edhe për të gjithë ata që kanë qenë të graduar në poste të larta pa meritë, që në këtë momet, kanë kthyer pllakën dhe sulmojnë Ardi Veliun.

Postimi I plotë I Hilë Lushakut:

Hajde burrecë!

Kanë plasur kritikat për gabimet gjuhësore të dorëheqjes së z.Ardi Veliu. Kanë shpërthyer kritikat për aftësitë menaxhuese të tij në krye të policisë. Kanë plas çibanët e mllefeve dhe zeheri i pakënaqësive ndaj sjelljes së tij. Kanë dalë nga zgavra e kalbësirave si kërpudha mbi pleh disa vemje.

Janë trimeruar servilë e sunjur të kamufluar. Po japin vlerësime ata që as dinë të flasin e as dinë të shkruajnë. Sa turp dhe çfarë dobësie karakteri!

E njoha Veliun në detyrën e drejtuesit madhor dhe për hir të së vërtetës pohoj se ai ishte drejtori i policisë me përgjegjshmëri të lartë, i mbrujtur në karakter që në fëmijëri me rregull ushtarak dhe me formim profesional të lartë. Ai vlerësonte rigorozisht orientimet politike të ministrave të Brendshëm dhe punonte seriozisht me vartësit. Kurrë nuk mbaj mend ndonjë rast që ai të neglizhonte. Vlerësimet pozitive të publikut për besueshmërinë ndaj policisë, kanë edhe meritat e Veliut. Eshtë e vërtetë se Veliu ishte i rreptë, por ishte edhe bashkëpunues.

Disa të pakënaqur, që kanë postuar mbarë e mbrapsht, i njoh mirë, janë servilë të llastuar nga politika, të katapultuar nëpër poste pa merita, graduar me makinacione e “kombinime” marifetxhinjsh, të liruar e të ripranuar padrejtësisht, pa asnjë aftësi profesionale të dukshme, njerëz “sqetullash” me lesh të palarë.

Veliu ishte i arsimuar mirëfilli si polic, madje atje ku ka polici të fortë.

Nëse nuk kënaqi tekat e të paftëve nuk ka gabuar, mirë ka bërë. Nëse e anatemojnë militantë partiake, atij i lartësohen vlerat.

Nëse janë të pakënaqur gazetarët, është tregues se vlereson rolin e zëdhënësit dhe njeh e zbaton ligjin për klasifikimin e informacionit kriminal dhe tregon se policia nuk është sallahanë.

Ju urrejtës, sharës dhe trima pas betejës e burra të zotë tani që Veliun e larguan, bëni mirë të rrini në strofullin ku ishit gjatë këtyre viteve të “persekutimit” tuaj.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img