Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Kolonel Demiraj reagon për vrasjen e Kacifa: Asgjësimi i kriminelit i mbështetur në ligj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish ministri i Brendshëm, kolonel Dritan Demiraj ka reaguar për ngjarjen e djeshme në fshatin Bularat të Dropullit ku u vra nga forcat speciale RENEA ekstremisti paramilitary grek Kostantinos Kacifa, i cili hapi zjarr ndaj uniformave blu.

Demiraj shprehet se në çdo vend të botës një ndërhyrje e tillë për asgjësimin e kriminelit që përbën rrezik për jetën e pjesëtarëve të njësisë është i mbështetur në ligj.

Demiraj thotë se ata që po mundohen të bëjnë politikë në kurriz të sigurisë fizike të RENEA po bëjnë gabim të madh duke dekurajuar këto forca speciale.

STATUSI I DEMIRAJ:

Të nderuar miq!

Nuk ka asnjë pike dyshimi që operacioni i ndërhyrjes së RENEA-s ka qenë profesional, i planifikuar siç duhet dhe i zbatuar sipas rrethanave të vendit, kohës dhe forcës së kundërveprimit nga krimineli Kacifas (pasi dihet personat që qëllojnë kundër policisë konsiderohen të tillë).

Në të gjitha procedurat operacionale të njësive speciale në botë, asgjësimi i kriminelit që rrezikon jetën e pjesëtarëve të njësisë është i mbështetur në ligj.

Ata që duan të bëjnë politikë në kurriz të sigurisë fizike të personelit RENEA bëjnë një gabim të madh dhe i dekurajojnë djemtë e shkëlqyer të Forcave Speciale.

Sigurisht që humbja e jetës së një shtetasi nuk përbën një lajm të mirë, por në kushte të tilla është domosdoshmëri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img