Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kolegji Zgjedhor tërhiqet për të marrë vendim për zgjedhjet në Vlorë, bie kërkesa e PD për prova shtesë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor është tërhequr për të marrë vendim për ankimimin e bërë nga Partia Demokratike, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun e Vlorës dhe ripërsëritjen e tyre, shkruan newsbomb.al. Organi më i lartë për shqyrtimin e ankesave pritet që sot të njoftojë vendimin final.

Paraditen e sotme ka nisur në Kolegj seanca për ankimimin e bërë nga PD dhe LSI për Qarkun e Vlorës, me demokratët që kanë kërkuar të shpallen të pavlefshme rezultate dhe zgjedhjet të ripërsëriten, si dhe të merren parasysh disa prova shtesë.

Mirëpo, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor me shumicë votash ka rrëzuar këtë kërkesë të PD dhe është tërhequr në Dhomë Këshillimi për të marrë vendim, në bazë të provave të depozituara më parë në padi.

Kujtojmë se, dje Kolegji vendosi të rrëzojë me shumicë votash kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, shkruan newsbomb.al. Vetëm 30 minuta iu deshën gjyqtarëve të merrnin vendimin, pasi shqyrtuan provat.

Vendimet e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor janë përfundimtare dhe të formës së prerë, ndaj tyre nuk mund të bëhet ankim.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img