Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën për Gjirokastrën, reagon PD dhe LSI: Vendimi u dha në kohë të shkurtër, nuk u pranuan provat shtesë

Lajme të ngjashëm

Kolegji Zgjedhor rrëzoi ditën e sotme kërkesën e PD-së për të shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme të zgjedhjeve në Gjirokastër.

Menjëherë pas këtij vendimi kanë reaguar dy përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së, Ivi Kaso dhe Altin Kaziaj.

Kaso akuzoi sërish mazhorancën se ka penguar zgjedhjet dhe ka punuar për manipulimin e tyre.

“Vendimmarrja përfundimtare ishte për rrëzimin e kërkesave tona. Ne nuk kemi hequr dorë dhe nuk do heqim dorë nga këmbëngulja për të bërë transparencë për këtë proces të errët. Ka qenë proces i ndikuar nga mazhoranca për të mos lejuar qytetarët të votojnë të lirë. Prova te reja do dalin çdo dite.

Beteja për transparencë është e gjithanshme dhe nuk lidhet vetëm me procesin zgjedhor. Shkeljet që kemi ngritur ne janë të shumëanshme. Të jenë të sigurte autorët që secili do të japë llogari për veprimet apo mosveprimet e veta për sa i përket respektimit të ligjit”, deklaroi Kaso.

Ndërsa Altin Kaziaj e quajti një absurd vendimin e Kolegjit Zgjedhor në një kohë aq të shkurtër. Ai tha se nuk janë pranuar të merren provat shtesë. Më pas ai shtoi se çështjen mund ta ndjekin deri në Gjykatën Kushtetuese, por që kjo vendoset nga partia.

“Nuk kemi si pranojmë dhënien e një vendimi në një kohë kaq të shkurtër. Ky është absurditet. Në këto zgjedhje janë sjellë aq shumë prova, sa në të gjitha zgjedhejt e tjera bashkë nuk janë sjellë. E kanë pasur shumë të lehtë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor nëse do kishin vullnetin e mirë për një procedurë të thelluar për të marrë kërkesat për prove dhe për t’i shqyrtuar brenda afateve kohore dhe për të dhënë një vendimarrje objektive dhe jo vendimarrje të cënueshme që nuk krijon besim te qytetarët”, përfundoi Kaziaj.

Më shumë