Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
77 %
1kmh
65 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
19 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Kolegji Zgjedhor la në fuqi 30 Qershorin, reagon Duka: Asnjë surprizë, të dielën votohet si në Korenë e Veriut

spot_img

Lajme të ngjashëm

a29d265f1853b0acb952ad62a03c583d

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, njëkohësisht aleati i kreut të opozitës Lulzim Bashës ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 Qershor.

Në një postim në Facebook, Duka deklaron se nuk është surprizuar nga vendimi, ndërkohë që pretendon se të dielën në Shqipëri do të votohet si në Korenë e Veriut.

‘Asnjë surprizë nga Kolegji Zgjedhor, të dielën Shqipëria do të votojë ashtu siç votohet në Korenë e Veriut!’, shkruan Duka.

Kujtojmë se në Korenë e Veriut votimi për Kuvendin Popullor të Popullit (PS) është i detyrueshëm dhe nuk ka zgjedhje të kandidatëve. Çdo lloj mospajtimi është diçka e padëgjuar. Pjesëmarrja është gjithmonë afër 100% dhe miratimi për aleancën qeverisëse është unanim.

xgfhl.png

Më shumë

spot_img