Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
51 %
3.1kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kolegji Zgjedhor “kopsit” edhe Tiranën, nuk ka zgjedhje të reja, bie kërkesa e LSI, PD dhe e Vetëvendosjes për ripërsëritjen e 25 prillit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e LSI, PD dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, për përsëritjen e zgjedhjeve të 25 prillit në këtë qark, shkruan newsbomb.al. Me një vendim të pak minutave më parë, Kolegji ka lënë në fuqi rezultatet e miratuara më herët nga KQZ-ja.

Sipas kandidatit të Vetëvendosjes, ky vendim për ta pritej sepse institucioni më i lartë që legjitimon zgjedhjet në vend, nuk pranoi sipas Abazit provat shtesë.

“Ndodhi ajo që pritej. Provat që ne kemi depozituar, pamjet filmike nuk janë marrë parasysh. Kërkesa jonë për të bërë ekspertizën kaligrafike të fletëve të votimit që janë shpallur të pavlefshme, që kanë pasur 3-4 “X”, të bëra gjëtë procesit të numërimit, edhe këtu sot kërkesa jonë u rrëzua. Nuk e dimë arsyetimin”, tha Abazi.

Më herët, Kolegji rrëzoi dhe kërkesat e PD për përjashtimin e 7 nga 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, si dhe marrjen e provave shtesë, që sipas përfaqësuesit të PD provojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Edhe përfaqësuesi i PD Marash Logu, është zotuar se “betejën do ta çojnë deri në fund”.

“Faktet dhe kërkesat tona u refuzuan. Një hetim i paplotë dhe i mëngët dhe nuk prisim një rezutat tjetër. Sigurisht ne mendojmë që është detyrea e çdo Gjykate dhe Institucioni të zbardhë deri në fund të vërtetën dhe se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit. E thamë edhe në gjykatë është interesi madhoër për çdo parti, por edhe qytetar për të kuptuar se çfarë ka ndodhur më 25 prill.

Këta gjyqtarë nuk japin drejtësi prandaj kërkuam që të pushohen 7 gjykatës të Kolegjit Zgjedor. Sigurisht përpara të gjithë qytetarëve do e çojmë këtë betejë deri në fund. Kolegji e ka humbur shancin për ta zbardhur 25 prillin ashtu siç është”, tha Logu.

Kujtojmë se, më herët Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar kërkesat e PD dhe LSI për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img