Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon prokuroren Elisabeta Imeraj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj është shkarkuar nga detyra me vendim përfundimtar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas një seance maratonë këtë të mërkurë.

“Pres drejtësi”, deklaroi për gazetarët vetëm pak minuta para seancës së sotme drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Imeraj, e njohur si “prokurorja e hekurt” për shkak të përballjes në hetime me personazheve të botës së krimit por edhe zyrtarëve.

albsig

spring

Por KPA ka konstatuar se Imeraj ka probleme me tre komponentët, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

“Puna ime ndër vite ka folur qartë. Kam zero pasuri brenda dhe jashtë vendit. Vëzhguesit morën parasysh denoncime anonime dhe të pavërteta”, tha Imeraj pas dhënies së vendimit për shkarkimin e saj.

Imeraj paraqiti në seancën e kaluar në mënyrë të detajuar konkluzionet përfundimtare për tre kriteret e vlerësimit, në referencë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke e vlerësuar ankimin si të pabazuar në ligj e prova, dhe si të tillë, të papranueshëm. Imeraj deklaroi se gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Kolegj kishte arritur të provonte me prova dhe argumente shterues, të kundërtën e ankimit.

Në përmbyllje të konkluzioneve përfundimtare prokurorja Imeraj dhe avokati i saj, i kërkuan Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmoi atë në detyrë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img