Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kolegji i Apelimit rrëzon ankimimin e Arjan Balliut, gjyqtari i Durrësit përgjithmonë jashtë drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Kolegji i Apelimit rrëzon ankimimin e Arjan Balliut, gjyqtari i

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi në dhomë këshillimi të enjten më 28 korrik të rrëzojë ankimin e gjyqtarit të Apelit Durrës, Arjan Balliu dhe lërë në fuqi shkarkimin e tij nga detyra.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, njoftoi “Lënien në fuqi të vendimit nr. 211, datë 18.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu”.

Balliu u rivlerësua vetën në kriterin e pasurisë. Ai i shkarkua në nëntor 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi u gjet me kontratë fiktive, mos deklarim të pasurive dhe një sërë problemesh të tjera në kriterin e pasurisë.

KPK vuri në dukje se nga analiza financiare Balliu kishte rezultuar me bilanc negativ prej 11.7 milion lekësh.

Bashkëshortja e tij gjyqtarja Rezarta Balliu u shkarkua nga KPK në korrik të vitit që shkoi për probleme të ngjashme.

Arjan Balliu e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 2000. Më pas, zoti Balliu ka punuar si drejtor i Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave. Nga viti 2004 Balliu ka ushtruar profesionin e avokatit, ndërsa në vitin 2009 është emëruar inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ai është rikthyer në sistemin gjyqësor në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Durrësit. /birn

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll