Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kolegia e tij Najada Çomo kandidon për PS-në, reagon Tritan Kalo: Në lista janë futur materiale ‘skarco’ (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

08c12a6eb96856d717cd1e2cb3940aad

Mjeku i njohur i spitalit Infektiv Tritan Kalo ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku thotë se Partia Socialiste mbron interesat e oligarkëve.

Sipas tij, kjo parti është mavijosur nga ethet e parave të korrupsionit.

 “PS e pas Qershorit 2013 është një parti mbrojtëse e interesave të pasunarëve, e “MAVIJOSUR” nga ethet e parave të korrupsionit”, shkruan Kalo.

Postimi ka pasur një numër të madh komentesh dhe mjeku Kalo ka zgjedhur që t’iu kthejë përgjigje disa prej tyre.

Kujtojmë se disa nga prurjet e reja në listat e Partisë Socialiste kanë qenë edhe kolegët e mjekut Kalo, mes tyre edhe shefja e Infektivit Najada Çomo.

Pjesë nga replikat me komentuesit:

Komentuesi: Me sa di, kodi zgjedhor na lejon që brenda skuadrës të zgjedhim më të mirin dhe duke fituar më i miri, në parlament futen më të mirët që dijnë të merren vesh për të mirën e Shqipërisë. Nuk mund të futen të gjithë në një vorbull.

Kalo: Kur në vorbull futen edhe “ materiale” skarco, prishet më pas edhe “gjella” e gatuar në të…

Komentuesi: Është një mendim i përgjithshëm Profesor, ku më shumë shpreh lirinë e fjalës dhe të mendimit, sesa ndonjë denoncim konkret me prova.

Kalo: Unë nuk jam pjesë e tenderave, e policisë gjyqësore, e KLSh-së apo e Prokurorisë që të di konkretisht mbi baza shkresore hollësira, POR sytë e mendjes i kam në vend…Nëse ju keni dokumente të tilla bëjini ato të disponueshme për publikun…

kalo_1.png

kalo_2.png

kalo_3.png

 

 

 

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img