Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

“Kolegët më thonë se po bëj çmenduri”, Rama: Në Hungari e kanë naftën me racion, pyesni miqtë në Greqi dhe Itali sa po sakrifikojnë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka treguar se kolegët e tij në Europë i kanë thënë se ai po bën çmenduri duke mos rritur çmimin e energjisë elektrike. Ai tha se në Hungari e marrin naftën me racion, teksa ngriti shqetësimin se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishte ndërprerje të prodhimit të energjisë.

Sipas tij, probleme nuk ka vetëm në Shqipëri, ndaj qytyetarët duhet të pyesin miqtë e tyre në Greqi dhe Itali se sa sakrifikojnë për të nxjerrë shpenzimet deri në fund të muajit.

albsig

spring

“Ne po bëjmë një kokëfortësi që nuk po e bën askush, Disa nga kolegt e mi, thonë “kjo që po bën ti është çmenduri”. Nga ana tjetër, pikërisht sepse ky vend ka akoma muskuj për të ecur, nuk mund të godasim në pikat më të dobëta. Pikat më të forta duhet të godasin më shumë. Nëse ne sapo dalin pasojat e para bëjmë këtë, çfarë do bëjmë ne nëse lufta do zgjasë pafund. Çfarë do bëjmë ne nëse s’do ketë naftë fare. Në Hungari e kanë bërë me racion, sepse marrin masa. Çfarë do bëjmë ne kur të bjerë prodhimi? Çdo gjë mund të ndodhë. Çfarë do ndodhë këtu nëse s’ka energji. Çmimi rritet kur kërkesa është shumë e lartë dhe oferta e ulët. Unë isha në Emiratet e Bashkuara. Një nga arsyet kryesore ishte kjo. Problemi këtu është se jemi në një situatë që mund të shkojë shumë më shumë.

Nuk është kjo diçka që ndodh vetëm në Shqipëri. Këta janë bërë bajat, sikur vetëm në Shqipëri ka probleme. Shkoni pyesni miqtë në Greqi dhe Itali, që u del djersa në fund të kurrizit, që bëjnë një mijë e një sakrifica. Pyetini si iu del muaji, a kursejnë dot në fund të muajit? Ne s’mund të jemi kaq pa dinjitet dhe pa karakter që të protestojmë. Pse po protestojmë ne? Lufta vjen me spekulantë, me lloj lloj çudirash”, tha Rama në “Kjo Javë”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img