Kreu i PDK-së, Nard Ndoka më herët sot ka publikuar një shënim të Kastriot Myftarajt, i cili thoshte se shumë shpejt PD do të kthehet në një parti silamtike, pasi nga 59 deputetë 32 janë praktikues të rregullt të fesë islamike.



Komentet kanë qenë të shumta, shumica negative ndaj Nard Ndoka e ka ndjerë të nevojshme të justifikohet dhe të shpjegojë që shënimi ka qenë në kontekstin e një fenomeni politik, por që në thelb nuk ka lidhje me aspaktin fetar familjar.



Më tej në komentin e tij ish-deputeti ka publikuar edhe marrëveshjen që ka firmosur me Bashën, për të cilin thotë se e ka tradhëtuar besimin e tij, duke mos iu përmbajtur pikave të zeza në fletën e bardhë.
Në thuhet se krerët e partive do të renditeshin në vendin e tretë në listën për secilin qark ku kandidonin, kurse Nard Ndoka u vendos i teti në listën e PD-AN.


