Hapësire reklamuese

Ekonomi

Kolapsi i dy bankave në SHBA ngjall panik në Europë, aksionet e Credit Suisse bien në nivel rekord

Shkruar nga Newsbomb
Kolapsi i dy bankave në SHBA ngjall panik në Europë, aksionet e

Kolapsi i një prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ngjallur panik në institucionet financiare në mbarë botën, e veçanërisht ato në Europë.

Keqmenaxhimi nga drejtuesit i Silicon Valley Bank - një prej bankave pionere që menaxhonte miliarda dollarë kryesisht të “start-up”-eve teknologjike - të cilët vendosën të sheshin një numër të madh bondesh afatgjatë teksa vlera e tyre ra ndjeshëm, çoi në falimentimin e bankës së 16-të më të madhe në SHBA.

Klientët e përfshirë nga paniku nxituan të tërheqin paratë e tyre nga SVB-, me një rritëm aq të madh sa që banka nuk e përballoi dot. Dhe ekspertët thonë se falimentimi i SVB është vetëm maja e ajsbergut”.

Ditën e sotme, aksionet e bankës Credit Suisse – problemet e së cilës datojnë kohë para falimentimit të dy bankave amerikane – ranë me rreth 20%. Ky nivel rekord i ulët erdhi pasi partneri më i mad saudit i bankës me bazë në Zvicër tha se nuk do të rrisë aksionet.

Aktualisht sauditët kanë 9.8% të bankës, por nëse e kalojnë shifrën prej 10% atëherë do të duhen të përballen me shumë rregullatorë të rinj.

Kjo valë turbullirash në sistemin financiar, ka prekur këtë të mërkurë edhe banka të tjera evropiane. Aksionet e Societe Generale SA e Francës ranë me 12%, BNP Paribas në Francë ra me më shumë se 10%, Deutsche Bank e Gjermanisë ra me 8% dhe Barclays Bank e Britanisë ra me gati 8%.

Por pavarësisht shqetësimit, ministrat evropianë të financave thanë këtë javë se sistemi i tyre bankar nuk ka ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj dështimeve të bankave amerikane.

Analistët thonë se Evropa ka forcuar masat mbrojtëse rreth sistemit të saj bankar që nga kriza globale financiare që pasoi rënien e bankës amerikane të investimeve Lehman Brothers në 2008.

Andreë Kenningham, kryeekonomist për Evropën në Capital Economics, e përshkroi Credit Suisse si “një shqetësim shumë më të madh për ekonominë globale” sesa bankat e mesme amerikane që u shembën.

“Problemet në Credit Suisse ngrenë edhe një herë pyetjen nëse ky është fillimi i një krize globale apo thjesht një rast tjetër 'idiosinkratik'”, tha Kenningham në një shënim kërkimor. “Credit Suisse shihej gjerësisht si lidhja më e dobët në mesin e bankave të mëdha evropiane, por nuk është e vetmja”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese