Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
2.6kmh
40 %
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
23 °
Pre
22 °
E hënë, 20 Shtator, 2021
spot_img

Kokëdhima pro protestës opozitare: Rama të merret seriozisht me kërkesën PD

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i lëvizjes “Zgjidhja” Koço Këdhima u shpreh se qeveria nuk mund të shpërfillë kërkesën e opozitës që kërkon ndryshimin e sitemit aktual të votimit, përmes votimit elektronik. Kokëdhima tha se mbështet protestën demokratike të opozitës dhe paralajmëroi se zgjedhjet janë në rrezik pasi mund të blihen nga paratë e kanabisit.

Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, deklaroi se qeveria duhet ulet menjëherë ne bisedime me opozitën për të garantuar standartet e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Duke folur në Durrës, Kokëdhima tha se kundërpërgjigjia e qeverisë me tenda për vettingun është jo serioze, sikundër kërkoi që opozita ti rikthehet jetës parlamentare.

“Qeveria nuk dihet të injorojë as protestën e opozitës dhe as zërat e tjerë që kërkojnë një transformim radikal të sistemit zgjedhor. Qeveria duhet të ulet menjëherë me opozitën dhe partitë e tjera, pa kushte dhe me respekt. Peticionet e saj me tenda janë iracionale dhe jo serioze, janë si antimitingjet e Saliut. Shqetësimet e çdo force politike për zgjedhjet janë të përligjura. Nga ana tjetër Basha duhet të kërkojë falje të thellë për shkatërrimin e institucionit të zgjedhjeve në vite nga PD dhe mbjelljes së kulturës së vjedhjes së zgjedhjeve. Opozita ka për detyrë të vijojë edhe me debatin parlamentar, nuk ka arsye që përfshirja në protesta të ndërpresë aktivitetin parlamentar të opozitës. Basha të pastrojë ligjërimet nga retorika e dhunës dhe anarkisë”, tha ai.

Kokëdhima thotë se çelësi për një shtet ligjor është reforma zgjedhore.

“Ideja se po bëjmë shtet shndërrohet në demagogji nëse përpjekjet për ngritjen e shtetit të së drejtës nuk bazohen mbi një sistem të sigurt të zgjedhjeve të lira. Reforma zgjedhore që garanton zgjedhje të paqortueshme është mëma e reformave. Zgjedhjet me standarte nuk janë përfitim për opozitën, por fitore e padiskutueshme për popullin dhe Shqipërinë. Ne nuk paragjykojmë aksionin e opozitës për aq kohë sa protesta e saj mbetet paqësore. Jam i bindur që në manifestimet e 18 shkurtit ishin shumë qytetarë që nuk kërkojnë thjesht që të ikë Rama dhe të vijë Basha. As thjesht të ikë një palë dhe të vijë një palë tjetër.Protesta e atyre mijëra e mijëra qytetarëve duhet të lexohet me shumë kujdes.As një vend tjetër në rajon dhe botë nuk është në këtë situatë, nuk diskuton zgjedhjet. Në Shqipëri për shkak se nuk ka zgjedhje të lira nuk ka shtet ligjor”, u shpreh Kokëdhima.

Duke i quajtur dy partitë e mëdha përgjegjëse për kulturën e pandeshukeshmërisë dhe vjedhjen e zgjedhjeve, Kokëdhima tha se votimi elektronik do të ishte një zgjidhje për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

“Të dy palët rafinuan një sistem të sofistikuar të manipulimit të votës dhe mbajtën popullin në gjendjen më të mjerueshme në rajon dhe kontinent. Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe zgjedhjet e 18 qershorit nuk mund të jenë të pastra. Do jenë zgjedhje të molepsura. Kodi zgjedhor aktual është ai që la Sali Berisha para 3 vite e gjysëm, lidershipi i PS është përgjegjës edhe për faktin se gjatë këtij mandati nuk ka bërë asnjë përpjekje për të pastruar zgjedhjet e qershorit dhe për ta shëruar përfundimisht këtë kancer që nuk lejon Shqipërinë të ngrihet”, tha ai.

Drejtuesi i Lëvizjes ‘Zgjidhja’  iu rikthye edhe njëherë propozimit të tij për të legalizuar kanabisin.

Por, kjo do të arrihet, deklaroi Kokëdhima, me kontrollin e plotë të qeverisë.

Në fund një apel për të gjithë votuesit që do u drejtohen kutive të votimit me 18 qershor.

“Mos lejoni t’u manipulojnë, mos lejoni t’u vjedhin, mos e shisni votën tuaj, fatin tuaj, dinjitetin tuaj, shpirtit tuaj, mos e shisni të ardhmen e fëmijëve tuaj”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img