Hapësire reklamuese

OpEd

Kokat hëngshin, tha “Mbreti”!

Shkruar nga Newsbomb
Kokat hëngshin, tha “Mbreti”!

Edi Oga, ekskluzivisht për newsbomb.al. 

Kjo shprehje e artikuluar në nivelet më të larta të retorikës politike, i takon “Mbretit” dhe daton më 14 Nëntor 2018. Pas tij, e përsërisin sa herë e kërkojnë rrethanat lakejtë dhe servilat e tij më besnikë, të cilët janë zvarritur aty lart duke imituar në perfeksion teknikat komunikuese të “mbretit”!

As në ëndrrat e tij më të bukura, “mbreti” nuk e ka parë betejën trup me trup e me “thika helmi” të dy kundërshtarëve të tij më të rëndësishëm në politikë. Madje duket dhe besohet se njërin prej tyre, jo vetëm e ka trajnuar vetë, por ka dhënë urdhër ta mbështesin. Ndërkohë “Mbreti” jeton i patrazuar ëndrrën e tij të pavdekësisë, nëpërmjet lavdisë që të siguron të qenurit lider global! Kur nuk i ecin punët andej, vjen e na tremb me kriza energjitike me pasoja katastrofike që i përballon vetëm ai.

Po shqiptarët, si po e përcjellin “betejën për jetë a vdekje të legjendës me liderin”?

Nëse do të bënim një grupim të qytetarëve shqiptërë sipas mënyrës se si po ata po e përcjellin këtë betejë, do të dallonim qartësisht këto kategori:

  • TE LUMTURUARIT

Pothuaj të gjithë anëtarët e partisë socialiste dhe Ata mendojnë se sido që të shkojë, kjo betejë i zgjat jetën pushtetit të majtë, si rrjedhim edhe benefitet e tyre personale.

“Lësëistët” e paktë që kanë mbetur. Ata mendojnë se dobësimi i PD-së mund të rezultojë në forcim të partisë së tyre, në një mënyrë apo në një tjetër.

Ata që, për arsye të ndryshme, urrejnë njësoj Berishën dhe pjellën e tij politike Bashën.

  • TE POZICIONUARIT

Anëtarë, militantë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Ata janë të ndarë në dy llogore. Baza me Berishën, “kupola” me Bashën. Lufta e tyre deri tani është thjesht verbale, por nëse situata përshkallëzohet, këta janë gati të rrëmbejnë armët. Ose të paktën kështu thonë.

  • TË PAVENDOSURIT

Edhe këta anëtarë, militantë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Një pjesë e tyre realisht nuk e ndajnë dot se kë duhet të mbështesin, Bershën apo Bashën, zemrën apo arsyen. Disa të tjerë e dinë mirë se kë duhet të mbështesin, por nuk ua leverdis të dalin hapur, të paktën tani për tani.

  • DYSHUESIT

Një pjesë e qytetarëve po e ndjekin këtë betejë si të qe një reality show apo një serial triller. Ata besojnë se kjo që duket nuk është aspak ajo që realisht po ndodh. U plëqen të luajnë me kombinime lëvizjesh konspirative. Ndjehen mjaftueshëm inteligjentë që të mos gënjehen nga ajo që shohin.

  • INDIFERENTËT

Ka njerëz që nuk ua ndjen për asgjë që ndodh në politikë. Ata nuk e ndjekin politikën sepse mendojnë që ajo nuk ndikon në jetën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre as nuk votojnë.

  • TË PREOKUPUARIT

Janë ajo pjesë e qytetarëve që realisht kuptojnë “gravitetin” e asaj që po ndodh. Preokupim i shoqëruar me indinjatë që lind natyrshëm kur sheh sa primitivë janë shqiptarët kur vjen puna për të vlerësuar apo rivlerësuar liderat e tyre primitivë. Për fat të keq, pak e kuptojnë dhe akoma më pak fuqi kanë të ndikojnë në këtë që po ndodh me Partinë Demokratike, forcën politike që duhet të garantonte rotacion pushteti e të shpëtonte pluralizmin politik. A nuk e rrëzuam monizmin për të pasur pluralizëm politik? A nuk po na çom “shkërmoqja” e PD-së në monizëm? Me këto që po ndodhin, fjalën “Mbreti” shumë shpejt do ta shkruajmë pa thonjëza!

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll