Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

“Kokat” e LSI në Fier, Petrit Vasili bën një premtim “wowww”!!!

spot_img

Lajme të ngjashëm

“50,000 vende të reja pune”, ky është premtimi i Petrit Vasilit sot në Fier.

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi tryezën e bujqësisë pranë pikës së grumbullimit të produkteve bujqësore “Flavio FS” në Suk 1 të Fierit.

Në këtë takim u diskutua për programin elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim të bujqësisë dhe çështjet që fermerët e pranishëm vlerësonin të rendësishme për zhvillimin e sektorit.

Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, kandidatët për deputetë të qarkur Fier, Erisa Xhixho, Robert Bitri si edhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,  Edmond Panariti.

Gjitahshtu, në takim mori pjesë edhe ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili dëgjoi shqetësimet e fermerëve dhe mbështeti propozimet për shtimin e buxhetit për bujqësinë që do të sillte rritje të ndjeshme të prodhimit bujqësor në vend.

“Objektivi kryesor që ne kemi vendosur është 5-fishimi i buxhetit të shtetit në fushën e bujqësisë, duke arritur në nivelin e 250 milionë eurove në vit. Pra, një 5-fishim i cili është rrënjësor dhe transformues për këtë fushë kaq të rendësishme të jetës sonë ekonomike dhe shoqërore, pasi lidhet me fatet e mijëra njerëzve”, – tha në hapje të fjalës së tij kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Sipas kryetarit të LSI-së, ky shtim buxhetimi hap 50,000 vende të reja pune, sjell dyfishim të prodhimit kombëtar në fushën e bujqësisë dhe dyfishon të ardhurat e çdo familjeje dhe çdo fermeri.

“Ky financim, pra ky pesëfishim, lidhet me krijimin e rreth 50 mijë vendeve të reja pune. Në nga gjërat më të rëndësishme që realizon këtë rritje, do të thotë dyfishim të prodhimit kombëtar në fushën e bujqësisë dhe automatikisht, më e pakta ështe dyfishimi i të ardhurave të çdo familjeje dhe çdo fermeri”, – tha në mbyllje të fjalës së tij Petrit Vasili, ndërsa theksoi edhe synimin e dyfishimit të tokës bujqësore në përdorim.

Ndërsa, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, e vuri theksin në fjalën e tij te resurset e mëdha që ka bujqësia në vendin tonë. Krijimi i zinxhirit të vlerave ku prodhuesi, grumbulluesi, transportuesi dhe eksportuesi ruajnë në vijimësi lidhjen e tyre zinxhir u konsiderua me mjaft rëndësi nga Panariti.

“Bujqësia është i vetmi sektor i këtij vendi që e mbyll krejt ciklin: prodhon, përpunon, paketon, ambalazhon, çon në tregun vendas, çon në eksport dhe ndaj gjithnjë e më tepër shihet si sektor motorr i ekonomisë kombëtare”, – u shpreh  Panariti. 

Më shumë

spot_img