Hapësire reklamuese

Politikë

Kokalarin dhe Vokshin i përzunë nga selia, Topalli “shpërthen” ndaj Bashës: Dhuna ndaj zonjave të LDG-së, akti më i ulët i një burri; sillesh si frikacak!

Shkruar nga Newsbomb
Kokalarin dhe Vokshin i përzunë nga selia, Topalli

Jozefina Topalli ka reaguar për situatën në selinë e PD-së ku Albana Vokshi bashkë me Evi Kokalarin shkuan atje, ndërsa u përplasën me mbështetësen e Lulzim Bashës.

Në një postim në Facebok, Topalli shprehet se dhuna verbale ndaj grave sot është akti më i ulët që mund të bëjë një burrë. Sipas saj dhuna e Bashës është hakmarrje pas shkarkimit nga 5000 mijë delegatë.

Postimi i plotë i Jozefina Topallit:

I pa afte per t’u turperuar!

Dhuna verbale dhe fizike e deputetit LB ndaj zonjave-deputete te PD, ndaj zonjave te zgjedhura nga rreth 500O delegate te PD dhe zonjave te tjera te lidhjes demokratike te gruas eshte akti me i ulet qe nje “burre” mund te beje .

Eshte hakmarrja e te shkarkuarit nga 5000 delegate qe i thane ik;

Eshte kultura e dhunes qe ai eshte perpjekur te fsheh permes buzeqeshjes fallso qe mbante:

Eshte sjellja prej frikacakut te dhunshem te mbushur me ligesi.

Koha jote mbaroi Lul!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese