Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kokalari për Berishën: Jeni parti e dhunës, s'duhet të isha ngatërruar kurrë me ju!

Shkruar nga Newsbomb
Kokalari për Berishën: Jeni parti e dhunës, s'duhet të

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjet që ndodhën në parlamentin shqiptar teksa votohej Projektbuxheti 2024.

Kokalari përmes një postimi në Facebook ka dënuar ashpër kaosin e krijuar nga grupi i Berishës në seancën e sotme plenare, ku mes karrigeve pirg, tymit dhe këtë herë edhe zjarrit u miratuan në parim projekt-buxhetin 2024 dhe 4 ligjet fiskale pa asnjë diskutim.

Ajo e quan partia e dhunës dhe nënvizon se nëse do "ta kishte ditur nivelin që kanë, nuk do ishte bërë kurrë pjesë e tyre".

"Sa të turpshëm jeni!! Ju padiskutim jeni partia e dhunës. Ta kisha ditur këtë nivel, unë do isha ngaterruar kurrë me ju sepse ju as të qendrës se djathtë nuk jeni. Në kam kuptuar diçka këto dy vite në politiken shqiptare, është urrejtja që shqiptaret kanë për shqiptarët. Foltoristet urrenin deri ne vdekje mbështetesit e Bashës. Demokratët në tërësi urrejnë mbështetësit e PS. Myslymanet urrejnë katoliket. Ne fakt, kjo eshte programuar kështu, sepse të përçare ju duan që t'ju sundojnë. Zjarrin ja vini tavolinës së Bashës ndërkohe që ju vetë e instaluat Bashën në atë pozicion'', shkruan Kokalari.

Kokalari i quan hipokritë të pashpresë dhe pa dinjitet pasi po në këtë ditë kanë postuar mesazhe të ndjera për Sokol Olldashin.

Lexo këtu: 10 vite mall dhe dhimbje, nëna kujton Sokol Olldashin

‘’Si hipokrite të pashpresë që jeni, po në të njëjtën ditë, postoni mesazhe perkujtimi për 10-vjetorin e Sokol Olldashit. A keni një fije dinjiteti o njerez?" – shkruan aktivistja.

Kokalari nënvizon se sa herë që Berisha duhet të paraqitet në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë për aferën Partizani, Rithemelini i vë flakën parlamentit, duke nënkuptuar se e gjithë "revolta" e tyre lidhet me betejën e ish-kryeministrit me drejtësinë dhe jo me ngritjen e komisioneve parlamentare siç pretendojnë Bardhi dhe grupi i tij.

Ajo ka dënuar edhe sjelljen e Albana Vokshit e cila ishte një nga deputetet që futi tymueset në Kuvend.

"Kjo foto tregon qartë qe sa herë Berisha duhet të paraqitet në SPAK, ju i vini zjarrin parlamentit. This is NOT ëho ëe are!  p.s. Albana Vokshi, ëhat an embarrassment of a ëoman you are! *Ti duhet të japësh dorëhqjen si kryetare e forumit të gruas, sepse nuk ke as klas, as meriten e duhur për të drejtuar forumin që duhet të fuqizoje gruan në atë parti. Do thoja jep dorëheqjen si deputete, por fakti që ti nuk ke fituar kurrë vota dhe tërë jetën je në parlament me listat e mbyllura, dhe s'të bën përshtypje - flet qartë për dinjitet qe ke -ose jo - dhe je e korruputuar thellë në shpirt.

Shoh dhe Ina Zhupën ne foto, një turp tjeter qe në kryesi e futi Këllici nëpërmjet votave të orientuara nga forumi rinor. Por kjo nuk është asgjë përpara faktit që Ina Zhupa, nëpërmjet burrit dhe kunatës po ngrejnë kullën ngjitur me Bashkinë e Tiranës. Ina vetë është nga Saranda, ku e gjeti atë tokë në mes të Tiranes? Po lekët për ta ndertuar, apo i shitën apartamentet 'në gropë', sic sugjeron Argita Berisha, a thua se ne jemi një tufe me budallenj  dhe nuk kuptojmë. E kam thënë dhe e përsëris, Rama hiqet duket bashkuar bazën dhe duke afruar elektoratin gri. Ju jeni larg, shumë larg sepse aty ju duan këta që sot i vënë flakën parlamentit! Turp cdo demokrati dhe cdo shqiptari që është OKAY me këtë lloj dhune. Ju nuk jeni as demokrat dhe as të djathtë", - shkruan më tej ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese