Hapësire reklamuese

Rajoni

Kokainën e kishte fshehur në çorape, policia arreston 20-vjeçarin azilkërkues në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Kokainën e kishte fshehur në çorape, policia arreston

Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë Italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet me dije se policia kishte rënë në gjurmët e shqiptarit dhe gjatë kontrollit në banesën e tij i është gjetur edhe kokaina.

20-vjeçarit në banesë i është gjetur 21 gramë kokainë, të cilën e kishte fshehur në çorape.

Gjithashtu policia italiane bën me dije se i riu shqiptar ishte azilkërkues. Por edhe pse duke kërkuar azil shqiptari kishte rënë në vëmendjen e policisë pasi merrem me trafikim të kokainës.

Policia ka sekuestruar kokainën dhe 450 euro që dyshohet se i kishte fituar nga kjo veprimtari kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu