Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
88 %
1kmh
0 %
Pre
19 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
23 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Kokainë, vjedhje dhe zjarrvënie, 8 të arrestuar në 24 orë në Tiranë

Lajme të ngjashëm

Tetë persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale si vjedhje, zjarrvënie dhe posedim të lëndëve narkotike.

Tre prej të arrestuarve janë 19 dhe 23 dhe 24-vjeç, të arrestuar për posedim kokaine dhe kanabisi. Ndërsa një 34-vjeçar është arrestuar pasi i ka vënë zjarrin makinës së një qytetari.

Njoftimi i policisë:

– K. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– A. C., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin E. V., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit R. G.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mustafa Qosja”, i ka vënë zjarrin automjetit në pronësi të shtetasit A. D.;

– B. R., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer xhamin e automjetit të shtetasit A. K. dhe ka vjedhur një pajisje; 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. B., 24 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një shufër metalike si ato të Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin N. Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Më shumë