Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Kokainë, vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, prangosen 6 persona në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

6 shtetas kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë 24 orëve të fundit, pasi janë kapur në flgrancë për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit akuzohen për posedim lëndësh narkotike, moskallëzim krimi, vjedhje, ndërsa nuk mungojnë as arrestimet nga Policia Rrugore për drejtues mjetesh në gjendje të dehur apo pa lejen e nevojshme të drejtimit.

Njoftimi I plotë:

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. Xh., për veprën penale “Moskallëzim i krimit” ;

K. B., 29 vjeç, pasi sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues A. D., dhe pasagjer shtetasit K. B dhe  K. H. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K.B., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kokainë. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasit A. D dhe K. H., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. Sh., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

L. G., 53 vjeç dhe Xh. K., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Më datë 08.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve B. I(B)., 29 vjeç, dhe M. B., (B), 26 vjeç, sepse  në rrugën “Veli Dedi”, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin V. Ç, 34 vjeç, dhe me sende të forta shtetasin E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tyre.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img