Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kokainë në shtëpi, arrestohet 22 vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Kokainë në shtëpi, arrestohet 22 vjeçari shqiptar në

Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia italiane, pasi u kap me 8 doza kokaine dhe 43 gramë marijuane.

I riu u arrestua pas një kontrolli blic nga karabinierët e Bisceglie, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës.

Më pas oficerët e policisë vendosën të kryejnë një kontroll në shtëpinë e shtetasit shqiptar me iniciale C.H., ku gjetën dozat e kokainës me gjashtë gramë dhe tre qese plastike me gjithsej 43 gramë marihuanë, si dhe material i përshtatshëm për paketimin e lëndës narkotike dhe një shumë parash prej 795 eurosh.

Ai akuzohet tashmë për veprën penale të posedimit të drogës me qëllim shpërndarjen.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll