Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kokainë me vete, vjedhje dhe dhunë në familje, gjashtë të arrestuar për 24 orë në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Kokainë me vete, vjedhje dhe dhunë në familje, gjashtë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, nga shërbimet e Policisë i është gjetur një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.”

Gjithashtu në prangat e uniformave blu kanë rënë edhe pesë shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. Sh., 35 vjeç dhe K. Xh., 43 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 61 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka dëmtuar paisjet elektroshtepiake në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. A., 38 vjeç dhe A. L., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

 Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll