Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Kokainë me charter nga Kolumbia, “bosi” i drogës Agim Çerma i dënuar përjetë në Shqipëri, u lirua “papritur” nga Gjykata e Lezhës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Agim Çerma, bosi shqiptar i drogës i arrestuar dje nga DEA amerikane dhe Policia kolumbiane, ka qenë i dënuar në Shqipëri me burg përjetë. Mediat vendase njoftuan se Agim Çerma ishte supervizori i grupit që merrte kokainë me charter nga Kolumbia për në vende të tjera.

I njohur dhe me nofkën “Jimmy”, bashkë me të ranë në pranga dhe 4 persona të tjerë, bashkëpuntorët e tij; William Cruz Pérez, Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edwin Durlandy Montilla González, shkruan newsbomb.al. Të gjithë të arrestuarit do të ekstradohen drejt Amerikës.

Gjatë operacionit, DEA dhe Policia kolumbiane kanë sekuestruar 333 kilogramë kokainë dhe më shumë se 2 milion pesos.

Kush është Agim Çerma dhe dënimi përjetë në Shqipëri

Bosi shqiptar i drogës në Kolumbi, është dënuar nga Gjykata e Elbasanit në vitin 1998, pasi ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Gëzim Liçi, ka plagosur disa efektivë policie dhe ka dëmtuar makinat e tyre.

Ngjarja ka ndodhur një vit para se ai të dënohej, në vitin e mbrapsht 1997. Bashkë me Agim Çermën është arrestuar dhe vëllai i tij, Gazmend Çerma. Për këtë të fundit Gjykata dha vendimin për burgim 11 vite, kurse për “Jimmy-n” e dënoi përjetë.

Që njëri nga vëllezërit t’i shpëtonte burgut, Gazmend Çerma ankimoi në Gjykatën e Apelit vendimin e shkallës së parë, duke thënë se nuk e dinte që i vëllai i tij kishte armë me vete dhe do të vriste Gëzim Liçin. Ai u lirua.


Duke parë vendimin e gjykatës për të vëllanë, edhe Agim Çerma bëri rekurs në Apel dhe në Gjykatën e Lartë, por kërkesa iu refuzua, shkruan newsbomb.al. Dosja përfundoi në Kushtetuese dhe kjo e fundi ia kaloi Shkallës së Parë në Elbasan për rigjykim.

Por duke qenë se Agim Çerma po vuante dënimin në burgun e Shënkollit, dosja e tij i kaloi Gjykatës së Lezhës. Këtu ndodh dhe “e papritura”. Agim Çerma nga dënimi me burg përjetë, fiton çuditërisht lirinë.

Në vitin 2012, me firmë të ish-gjyqtares Parashqevi Ademi, bosi shqiptar i kokainës fitoi lirinë. Pas këtij viti, “Jimmy” u largua drejt vendeve të Amerikës Latine ku u përfshi në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Mësohet se edhe Policia shqiptare ka dërguar disa herë letër-porosi në policitë e vendeve partnere për Agim Çermën, pasi dyshohej se ai ishte i përfshirë në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës në vendin tonë.

Më shumë

spot_img
spot_img