Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kokainë, grabitje dhe të dehur në timon, policia e Fierit arreston pesë persona

Shkruar nga Newsbomb
Kokainë, grabitje dhe të dehur në timon, policia e Fierit

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Fierit për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Manuel Mone, 25 vjeç dhe Jurgen Gjika 24 vjeç, të dy banues në Fier.

Të dy këta shtetas janë arrestuar pasi janë kapur në një lokal në fshatin Bishan me doza kokainë dhe kanabis.

Gjithashtu specialistët e sektorit të qarkullimit rrugor Fier kanë arrestuar shteasin E.M., 36 vjeç dhe 55-vjeçarin F.A., pasi u kapën nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa, 32-vjeçari E. P. banues në Pirrë, Lushnjë, dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në pronësi të shtetasit M. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë Fier:

Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 25 vjeç dhe J. (Y). Gj., 24 vjeç, banues në Fier, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë në një lokal në fshatin Bishan, me doza kokainë dhe cannabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit   E. M., 36 vjeç dhe F. A., 55 vjeç,  pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 32 vjeç, banues në Pirrë, Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në pronësi të shtetasit M. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu