Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë 42-vjeçar dhe një 21-vjeçar, të dy me kombësi shqiptare, të dyshuar për krimin e ndalimi dhe transporti, për trafik droge.
Policia ka ndaluar një furgon me targa të huaja, ku ndodheshin dy shtetas shqiptarë, të cilët menjëherë kanë shfaqur nervozizëm çfarë ka vënë në dyshime policinë.
Nga kontrolli i mjetit, u bë e mundur gjetja e 5 pako me heroinë dhe kokainë të fshehura në papafingon e kabinës së shoferit. Po ashtu u gjetën dhe para cash, që arritën vlerën e 73.205 euro.