Hapësire reklamuese

Rajoni

Kokainë dhe armë, arrestohet shqiptari në Selanik, kapet dhe bashkëpunëtorja moldave (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Kokainë dhe armë, arrestohet shqiptari në Selanik, kapet dhe

Një 48-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Selanik të Greqisë pasi u kap me drogë.

Sipas policisë së vendit fqinj ai është anëtar i rëndësishëm i një rrjeti të trafikut të drogës që transporton sasi të mëdha brenda vendit.

48-vjeçari u arrestua bashkë me bashkëpuntoren moldave, teksa iu gjetën 35 kg kanabis, 2 pako kokaine, pistoletë, celularë dhe një makinë.

Shqiptari nuk rezulton të ketë dokumentacion qëndrimi në Greqi, madje ai ka masë ndalimi për të hyrë në zonën Shengen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu