Refuzohet kërkesa për lirimin e Armando Pezakut, shoferit të kamionit që transportoi sasinë rekord të kokainës të sekuestruar në Durrës, rreth 613 kg.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa gjyqtarja që shqyrtoi rastin ishte Irena Gjoka. Pezaku u drejtua me një kërkesë penale për shfuqizimin e masës “arrest në burg”, caktuar ndaj tij në 2 Mars 2018.
Pezaku qendron në burg që prej muajit mars, së bashku me menaxherin e “Arbi Garden”.