Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

KOKAINA/Pranvera Ebeling, gruaja që lidhte trafikun Shqipëri-Gjermani

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pranvera Ebeling. Ky është emri i gruas që lidhte trafikun e kokainës mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Sipas gazetës ‘’Mapo’’, gruaja shqiptare me nënshtetësi gjermane u identifikua nga autoritetet gjermane si pika e kontaktit në rrjetin e trafikut të kokainës. Ajo mbërriti në Shqipëri më 14 dhjetor dhe u largua një ditë pasi autoritetet gjermane sollën kërkesën për hetimin e bashkëjetuesit të saj, Ilir Hyseni, i cili tashmë ndodhet në burg.  Sipas hetimeve Ebelingu dhe Hyseni kishin komunikime të shpeshta për trafikun e kokainës.

 

Arrestimi i një shqiptari në Gjermani ka përfshirë në hetime edhe vajzën nga Shqipëria, rezidente prej rreth 10 vitesh në Gjermani. Sipas hetimeve të kryera nga pala gjermane rezulton se ajo ishte pika e kontaktit mes dy grupeve, pjesëtarë të të njëjtit rrjet që kishin kryer edhe më parë trafik kokaine nga Shqipëria në Gjermani.

 

Pas mbërritjes së Ebelingut në Shqipëri, autoritetet shqiptare kanë mundur të identifikojnë itinerarin e përshkruar prej saj dhe kontaktet e vazhdueshme që ajo ka patur me shtetasin shqiptar, Ilir Hyseni.

 

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, shqiptarja me nënshtetësi gjermane ka takuar disa persona, si dhe ka kryer disa porosi të lëna nga Hyseni. Në një rast ajo është vëzhguar teksa udhëtonte në drejtim të vendit ku më pas u zbulua laboratori i kokainës, edhe pse autoritetet shqiptare deri në atë moment nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e një magazine ku dyshohej se përpunohej kokainë sikundër u zbulua më pas.

 

Ajo është mbajtur nën vëzhgim deri më datën 18 dhjetor të vitit 2014, kur edhe është larguar nga Porti i Durrësit me destinacion përfundimtar Gjermaninë. Nga të dhënat e mbledhura ka rezultuar se e dyshuara nuk ka tentuar të marrë asgjë me vete.

 

Më 14 janar, policia shqiptare zbuloi laboratorin e përpunimit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit. Gjatë aksionit u arrestuan 11 persona, 2 prej të cilëve u liruan për mungesë provash. Nëntë anëtarët e dyshuar të grupit criminal kanë marrë ‘’arrest me burg’’ nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Mes tyre janë Ilir Hyseni, Ermal Hoxha,Kastriot Imeri dhe dy kolumbianët Cezar Avila dhe Walther Moreno.

 

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img