Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Kokaina në kontenierin e “ZICO-BANA KING”, gazetari: Vërtet mendoni se grupi doli në rrugë dhe vodhi drogën, la bananet, po administratori nuk di gjë???

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkruan gazetari Sokol Bregu

Ato mund të quhen “Arbri Garden”, “Alba Exotic Fruit”, “Banaking”, e më vonë mund të kenë çdo emër të mundshëm të tillë. Sot të gjithë mendojmë se bananet janë kthyer në qendra numër një e transportit të kokainës, në Shqipëri. Po edhe nëse bllokojmë të gjithë kontenierët me banane dhe nuk e lejojmë kokainën të hyjë në Shqipëri, ata do sjellin vaj palme apo kafe, e cila ishte maskimi i mëparshëm pa dalë në treg bananja. Ata mund të gjejnë një tjetër lëndë të parë që vjen nga Amerika Latine. Dhe ata që zgjedhin për ti mbuluar që asnjë skaner të mos i kapë, nuk janë shqiptarë, ata janë qendra me e madhe shitjes së drogës në botë, ata mund të quhen “El chapo” dhe çfarë të munden. Kurrë mos thuaj kurrë shumëzohet me 0 vetëm në një rast, që një shqiptar ndonjëherë mund të jetë el chapo i botës, pavarësisht epiteteteve që media mund ti vëjë njërit apo tjetrit.

Sot të gjithë kemi shigjetuar bananen, Portin e Durrësit, trafikun e drogës, për ta diskutuar gjerësisht, çdo kush po përqiqet ti shpëtojë përgjegjësisë. Por kemi harruar se në fakt “Trafiku i Kokaines” e ka fituar luftën me shtetet përfshirë ketu edhe Shqipërinë. Kokaina ka treg të gjerë në Europë, dhe askush nuk mund ta ndalë. Shtetet më të fuqishme në botë jane perpjekur me vite dhe nuk kanë fituar. Kokaina do vazhdojë të shitet ka apo ska shqiptarë në treg të përfshirë në rrjete. Shqiptarët nuk janë determinantë në asnjë prej tregjeve europiane përsa i përket drogave të forta. Shqiptarët janë thjesht një prej maniveleve të shumtë që përdoren në të gjithë këtë treg. Ne vitet e fundit shqiptarët kanë sjellë po aq kokainë në tregun europian sa ka edhe tani. Po si cdo gjë në Shqipëri, trashet aq shumë dhe aq hapur sa …

Kokaina do të vijë dhe do të shkoje, sepse trafiku i saj nuk mund te hetohet nga tre policë të komisariatit gjashtë apo pesë, nuk mund të hetohet as nga një prokuror rrethi që nuk u zgjua dot natën, problemi është se tashmë po kryhet aq shëmtuar sa duket sikur do ti bëjë të gjithë për budallenj. Dhe skenari i fundit ishte aq qesharak sa të bën të fyhesh. Dhe në këtë pikë çdo kush mendon se vertet trafikun më të madh të drogës në Shqiperi, e ben nje grup kaq qesharak, me nje histori idiote te tipit, dikush i doli, ja grabiti, ja morri kokainën, bananet ja la, shoferi në burg, administratori sdinte gjë, spak merr hetimet. Duket qartazi se ai është abonuar në një tjetër Netflix, jo atë që shohin të gjithë.

Sonte ora 22 e 30 minuta “Natën e mirë dhe Pac fat”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img