Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kokaina në kontenierët e Alba Exotic Fruits, SPAK shpall moskompetencë, ja kalon çështjen Durrësit: Nuk janë gjendur prova për struktura kriminale

Shkruar nga Newsbomb
Kokaina në kontenierët e Alba Exotic Fruits, SPAK shpall

SPAK ka shpallur mos kompetencë për dosjen e kokainës së kompanisë Alba exotic Fruits, duke e deleguar atë në Prokurorinë e Durrësit.

Ky vendim është marrë pasi sipas SPAK nuk janë gjendur prova për akuzën e grupit të strukturuar kriminal.

Hetimet janë zhvilluar nga prokurorja Doloreza Musabelli që ka shpallur mos kompetencën më datë 29 korrik.

Prokuroria e Durrësit e ka regjistruar si çështje dhe në shtator do të nisë shqyrtimin e saj.

Në tetor 2021, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro preventive ndaj  subjektit “Alba Exotic Fruit”, pas kapjes në disa raste të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga kjo kompani.

Për gjashtë episodet e kapjes së kokainës në kontenierët e “Alba Exotic Fruit”, me urdhër të SPAK janë arrestuar dy vëllezërit pronarë, Eduard Dauti dhe Bajron Gumeni. Dy vëllezërit kanë mohuar të jenë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, duke u shprehur para prokurorëve se ata merren me tregtimin e frutave ekzotike.

Në konteinerët që vinin nga Amerika Latine u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë.

  • Në vitin 2019 – kapen 137 kg kokainë (Kokaina u zëvedësua nga DEA amerikane me oriz)
  • 13 korrik 2021 – kapen 11.675 kg kokainë
  • 23 korrik 2021 – kapen 6.5 kg kokainë
  • 29 korrik 2021 – kapen 7.25 kg kokainë
  • 7 shtator 2021 – kapen 7.7 kg kokainë
  • 12 tetor 2021 – kapen 10 kg kokainë.

Mbi Dautin dhe Gumenin rëndojnë disa akuza të ngritura nga prokurorët e SPAK, si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll