Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Kokaina në Durrës, gazetari: Trafikantët po testojnë rrugën, sa e sigurt është; Tregon si u bë “lluc” qeni antidrogës dhe “ra” nga kati 3-të

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Artan Hoxha komenton operacionin e Policisë dje në Portin e Durrësit, ku u kapën 11.6 kg kokainë. Ai thotë se nisur nga sasia e vogël e lëndës narkotike, tregon se trafikantët po bëjnë testimin e kësaj rruge të trafikut të kokainës.

“Është sasi e vogël. Kjo tregon që ose po bëhet testimi…. Ti shikon sa e sigurt është kjo rrugë”, tha ai në Abc news. Më tej, ai u shpreh se kontenieri ku u kap droga i përket një kompanie ndërkombëtare dhe ka kode e certifikata sigurie unike. Sipas Hoxhës, montimi i kokainës bëhet kur kontenieri pret në port për t’u nisur.

“Kontenieri është i një kompanie ndërkombëtare. Kur ai mbyllet, ai dërgohet në port derisa të niset ngarkesa. Ka certifikata dhe kode unike që mbyllen në zarf dhe i kanë vetëm autoritetet atje. Aty bëhet dhe montimi i kokainës.”

“Në rastin konkret kjo është e montuar në pjesën e jashtme. Ai ka 13 vite si aktivitet. Dhe i bie për këtë rrëzon gjithë kompaninë. Kontenieri ka arritur dhe ka dalë me probleme. Kanë njoftuar pronarët hajde merreni. Kur kanë arritur aty, e kanë arrestuar, vëllain e pronarit. Tani që të provosh është ky apo jo, vendos gjurmues aty dhe prit ku do shkojë”, shtoi Artan Hoxha.

Gazetari tregoi se kompania që skanon kontenierët në Portin e Durrësit është një kompani amerikane ndaj janë shënuar disa suksese në goditjen e trafikut të kokainës. Në 4 muaj në Durrës është kapur 1 ton “e bardhë”. Ai tregoi një episod të ndodhur vite më parë me qenin e antidrogës.

“Para shumë vitesh, këta i kontrollonin me qen antidrogë. Kapi tre ngarkesa qeni, herën e fundit thanë u rrëzua nga kati i tretë qeni dhe u vetëvra. I kishin dhënë kokainë.”

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img